Telegrafi

Nita Latifi: Familja ime janë ofenduar e kërcënuar gjatë kohës sa isha në BBVA

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e njohur, Nita Latifi, ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Ajo qëndroi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri plot 110 ditë, duke u kthyer në një nga personazhet shumë të dashura për publikun.

E njëjta pas përfundimit ka dhënë një intervistë për Prive, ku edhe ka treguar për eksperiencën në këtë reality show.

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja shqiptare mes tjerash theksoi se familja e saj kanë marrë kërcënime gjatë kohës sa ishte në shtëpi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nita Latifi

Megjithatë, ajo shtoi se nuk i kanë marrë edhe aq seriozisht pasi në fund të fundit ishte thjesht një lojë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ka pasur ofendime, kërcënime të ndryshme por familja ime ka qenë e vetëdijshme që ajo thjesht ka qenë një lojë, në kuadër të lojës. Kanë arritur të mbajnë një balans dhe të mos e marrin afër zemrës”, tha Latifi.

Fitues i këtij edicioni vlen të ceket se është shpallur Luiz Ejlli. /Telegrafi/