Site icon Telegrafi

Nissan Qashqai i modifikuar la prapa shumë super-makina, në një garë shpejtësie (Foto)

Ky Qashqai i modifikuar lëvizë me 383 kilometra në orë, duke u bërë makina SUV më e shpejtë ndonjëherë

Disa britanikë entuziastë, arritën të zënë vendin më të lartë në tabelën e klasifikimeve në një garë që është zhvilluar në Britani të Madhe, transmeton Telegrafi.

Ata morën pjesën në garë me një Nissan Qashqai – të emëruar Qashqai-R – që arrin shpejtësi maksimale prej 383 kilometrave në orë.

Severn Valley Motorsport e modifikuan makinën duke ia rritur sistemin GT-R dhe i vënë motorin që e bartë Godzilla, që i mundëson të prodhojë 2,000 kuajfuqi. Si rezultat, u turpëruan edhe super-makinat ‘bisha’ sepse mbetën larg prapa.

Me këtë rast, Qashqai-R theu rekordin e shpejtësisë së makinës SUV, që deri tani e mbante Toyota që arriti 370 kilometra në orë.

Gjatë kësaj gare, i dyti doli Koenigsegg Agera RS me 355 kilometra në orë, kurse e treta Koenigsegg One me 350 kilometra në orë.

Lamborghini, BMW dhe McLaren ishin po ashtu në garë, por më poshtë në listë. /Telegrafi/

Exit mobile version