Site icon Telegrafi

Nissan planifikon të ndalojë prodhimin në Rusi

Prodhuesi japonez i automjeteve Nissan ka planifikuar të ndalojë prodhimin në fabrikën e tij në Rusi për shkak të “sfidave logjistike”.

Kompania Nissan Motor nuk dha një datë specifike, por tha se prodhimi do të ndalet “së shpejti”, përcjell Telegrafi.

Fabrika e saj në Shën Petersburg prodhoi 45,000 automjete vitin e kaluar, duke përfshirë automjetin sportiv X-Trail.

Prodhuesi me bazë në Yokohama tha se siguria e punonjësve të saj është prioriteti i saj kryesor. Nissan më herët ndaloi eksportet në Rusi. /Telegrafi/

Exit mobile version