Site icon Telegrafi

Nissan i Japonisë planifikon prodhimin e baterive të makinave elektrike që pritet ‘të ndryshojnë lojën’

Nissan po punon me NASA-n për një lloj të ri baterie për automjetet elektrike që premton të karikojë më shpejt dhe të jetë më i lehtë, por edhe i sigurt, tha të premten prodhuesi japonez i automjeteve.

Bateria në gjendje tërësisht të ngurtë do të zëvendësojë baterinë litium-jon që tani është në përdorim për një lansim produkti në vitin 2028 dhe një nisje pilot të fabrikës në 2024, sipas Nissan, përcjell Telegrafi.

Bateria thuhet se do të jetë rreth gjysma e madhësisë së baterisë aktuale dhe do të ngarkohet plotësisht në 15 minuta.

Nissan dhe NASA po përdorin atë që quhet “platforma informatike e materialit origjinal”, duke testuar kombinime të ndryshme për të parë se çfarë funksionon më mirë midis qindra mijëra materialeve. /Telegrafi/

Exit mobile version