Site icon Telegrafi

Nismë në kujtim të Dr. Florit

Me 17 nëntor bëhen një vit nga vdekja e papritur e Dr. Florit.

Miku i tij më i mirë si dhe anëtari i grupit West Side Family, Landi, ka marrë një nismë në kujtim të shokut të tyre të ndjerë, transmeton Telegrafi.

“Duke filluar nga 10 nëntor e deri më 17 nëntor, kam vendosur të bëj disa postime në kujtim të Dr. Florit. Të gjithë ju që dëshironi t’i bashkoheni kësaj nisme, jeni të lutur që në rast se keni foto, apo kujtime etj. t’i ndani ato me hashtag ‪#‎JavaMeDrFlorin‬”, ka shkruar Landi.

Dr. Flori, emri i vërtetë i të cilit ishte Florian Kondi, ndërroi jetë në moshën 35 vjeçare.

Sipas versionit zyrtar të Mjekësisë ligjore dhe Polisicë së Shqipërisë, shkaku i vdekjes së këngëtarit kishte qenë mbidoza e kokainës./Telegrafi/

Exit mobile version