Site icon Telegrafi

NISMA Socialdemokrate: Vjosa Osmani nuk mund të jetë Presidente, ajo është përçarëse

NISMA Socialdemokrate vlerëson se Vjosa Osmani nuk përfaqëson unitetin e popullit, prandaj kërkojnë nga LVV që në bashkëpunim më partitë opozitare t’i ofrojnë Kuvendit një kandidaturë të përbashkët për president.

Në një komunikatë të kësaj partie thuhet se “NISMA Socialdemokrate konsideron që zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës përbën ngjarje të rëndësishme për çdo Republikë Parlamentare siç është Kosova! Presidenti i Republikës duhet të jetë një person që përfaqëson unitetin e populli”.

“Vjosa Osmani nuk e plotëson këtë kriter, ajo tërë jetën e saj politike e ka polarizim dhe përçarje!

Prandaj, Vetëvendosje, në bashkëpunim me partitë opozitare duhet t’i ofrojnë Kuvendit të Republikës një kandidaturë të përbashkët”, thuhet në komunikatën e Nismës në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version