Site icon Telegrafi

Nisma regjistrohet në KQZ si subjekt i majtë politik

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka shpërndarë në Facebook vendimin e KQZ-së, me të cilin Nisma për Kosovën nga iniciativa qytetare shndërrohet në parti me orientim të majtë politik.

“NISMA për Kosovën regjistrohet subjekt më i ri politik. Iniciativa qytetare “NISMA për Kosovës” pas dy vitesh funksionimi është shndërruar në parti politike të orientimit të majtë politik. Pas rrugëtimit dyvjeçar si iniciativë qytetare, nga sot, NISMA për Kosovën është shndërruar në parti politike”.

Krasniqi ka shfrytëzuar rastin që t’u shpreh urimet e tij të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve të Nismës që i besuan dhe e fuqizuan subjektin.

“NISMA për Kosovës do t’i qëndroi besnik, anëtarësisë, kombit dhe atdheut! Urime!”, thuhet në fund.

Exit mobile version