Site icon Telegrafi

Nisma: Ne u besojmë votuesve më shumë se sondazheve

Nisma Socialdemokrate kanë deklaruar se u besojnë votuesve të tyre më shumë se sondazheve të cilët publikohen.

Përmes një reagimi në Facebook, ata kanë thënë se e dinë se vullneti i qytetarëve është i ndryshëm dhe më i fortë se që duan kundërshtarët.

Ata shprehen se rezultati i zgjedhjeve vendoset ditën e zgjedhjeve.

“Ne u besojmë votuesve që na kanë votuar në tre palë zgjedhje parlamentare dhe votuesve të rinj më shumë sesa sondazheve. Rezultati i zgjedhjeve vendoset nga votuesit ditën e zgjedhjeve dhe nga askush tjetër. Ne e dimë që vullneti i qytetarëve është i ndryshëm dhe më i fortë se që duan kundërshtarët tanë. Ne u besojmë mbështësve tanë dhe i nxisim të gjithë që sa më shumë të votojnë për NISMËN Socialdemokrate ditën e zgjedhjeve”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu Sondazhi i ri i PIPOS: LVV 41,60%, PDK e dyta me 20.10% dhe LDK 16.30%

Sondazhi më i ri i PIPOS, e nxjerr sërish Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit me 41,60 % të votave, teksa Nisma e Fatmir Limajt nuk do ta kalojë pragun zgjedhor me 2 % të votave, derisa ka shënuar edhe rënie prej 0.5 %. /Telegrafi/

Exit mobile version