Telegrafi

Nisma kërkon dorëheqjen e Blerim Rekës: Serbia për dalje në det ka vrarë mijëra shqiptarë

Nisma Socialdemokrate ka reaguar ndaj deklaratës se ministrit të Integrimeve, Blerim Reka se Kosova mund të bëj një kompromis me Serbinë për t’i lejuar qasje në Adriatik.

Përmes shefit të GP Haxhi Shala, Nisma ka thënë se Reka duhet të jap dorëheqje.

Ai e ka pyetur Rekën se me lejen e kujt ofron korridore e hap porta duke e vlerësuar si deklaratën më skandaloze të dhënë nga një zyrtarë shtetëror.

“Ky plan i Vetëvendosjes, i shpalosur nga ministri i saj është ëndrra e përhershme e Serbisë së madhe, e cila për të siguruar dalje në det ka vrarë e masakruar qindra-mijëra shqiptarë”, ka shkruar ai.

Planin e Kral Aleksandrit, Shala thotë se sot e dëgjuam nga ministri i Kurtit të cilët janë të gatshëm të zbatojnë e të realizojnë ëndrrën e tyre.