Site icon Telegrafi

Nisma ende pa qëndrim zyrtar për ftesën e Kurtit

Nisma Socialdemokrate ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për t’u mbledhur në një tryezë diskutimi, për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar nga virusi COVID-19.

Kështu bëri të ditur deputeti i kësaj partie Haxhi Shala për KosovaPress, i cili thotë se shumë shpejt do të dalin me një qëndrim.

Lexo po ashtu PDK: Qeveria Kurti gjunjëzoi Kosovën para Serbisë

“Nuk besoj se do të shkojmë në takim, por ende nuk kemi një qëndrim zyrtar të partisë”, tha Shala përmes telefonit për KP.

LDK e AAK kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim. Ndërsa, në Partinë Demokratike të Kosovës janë deklaruar se organi i kryesisë do të vendosë lidhur me këto zhvillime.

Exit mobile version