Site icon Telegrafi

Nisma e Ballkanit të Hapur, Pollo i prerë: Shqipëria duhet të tërhiqet

Deputeti i PD-së, Genc Pollo u shpreh se Ballkani i Hapur është në kundërshtim me frymën euroatlantike.

Sipas tij, Shqipëria duhet të tërhiqet nga kjo nismë.

“Në thelbin e propagandës është vështirë të kundërshtohet ‘Open Balkan’. Problemi është që, e para është nismë e formuluar në një kryeqytet me prirje revanshiste, nacionaliste ekstreme siç është Beogradi,” – u shpreh Pollo në Euronews Albania.

Ai tha se “Ballkani i Hapur” është i panevojshëm për aq kohë sa ka një Proces Berlini që shoqëron integrimin në Bashkimin Europian.

Exit mobile version