Telegrafi

Nisma dhe Vetëvendosje thonë se kanë zbuluar dy skandale të mëdha

Nisma për Kosovën ka thirrur për nesër një konferencë për medie, e që ka thënë se për temë ka “skandalin e Kuvendit të Kosovës në lidhje me shkeljet ligjore në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë”.

“Në këtë skandal janë të përfshirë: Ministria e Financave, Kuvendi, kryetari i Kuvendit, Administrata e Kuvendit dhe Presidenca. Nisma për Kosovën ka bërë gati të gjitha dëshmitë që do tu përcillen medieve të interesuara”, thuhet në thirrjen e këtij subjekti politik. Konferenca do të mbahet nesër (e shtunë, 12 mars 2016), në orën 14:00, në selinë qendrore të Nisma për Kosovën, në Prishtinë”, thuhet në kumtesë.

Në të njëjtën ditë e në të njëjtën orë, Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur një tjetër konferencë për media, po ashtu për një skandal.

“Nesër, 12 mars, e shtunë ora 14:00 Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në lidhje me skandalin me njehsorëve elektronikë”, thuhet në thirrje.