Site icon Telegrafi

NISMA dhe AKR sot nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor për Drenas

Nisma për Kosovën dhe Aleanca Kosova e Re sot do të bëjnë nënshkrimin e koalicionit për zgjedhjet për kryetar të komunës së Drensit.

Nënshkrimi i këtij koalicioni do të bëhet nga Isa Xhemajlaj, kandidat i NISMA-s për kryetar të Drenasit dhe Elmi Thaqi, kandidat i AKR-së, për kryetar të Drenasit.

Të pranishëm do të jenë edhe liderët e dy subjekteve politike, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Nënshkrimi i këtij koalicioni do të bëhet sot në orën 14:00, në selinë qendrore të NISMA për Kosovën, në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version