Site icon Telegrafi

Nisin xhirimet për sezonin e ri të “O Sa Mirë”, anulohet për një kohë të pacaktuar edicioni i paraparë për diasporë

Seriali komik më i pëlqyer në vend, “O Sa Mirë”, ka nisur së fundmi xhirimet e sezonit të ri.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e “O Sa Mirë” në Instagram, të cilët kanë publikuar një fotografi të aktorëve gjatë xhirimeve.

Në fotografi shihen aktorët shumë të dashur për publikun, të cilët luajnë disa prej roleve më të spikatua siç janë ai i gjakovarit, llapjanit, ‘Llukmanit’ nga Presheva dhe profesorit të gjuhës shqipe.

Foto: O Sa Mirë/Instagram

Nuk mungoi edhe një fotografi nga aktori Jeton Zogiani, i cili në këtë seria luan rolin e ‘Hakiut’ nga Drenica.

Foto: O Sa Mirë/Instagram

Përndryshe, në këtë sezon është konfirmuar edhe rikthimi i aktores nga Shqipëria, Jana Hajdari, që do të luajë rolin e profesoreshës së fizikës.

Ishte përfolur se “O Sa Mirë” do të realizonte edhe një maratonë serish të veçanta në diasporë, gjë e cila mesa duket është anuluar.

“Asnjëri nuk guxon të thirret në emër të ‘O Sa Mirë’ ose në emër të ‘O Sa Mirë Diaspora’. Kushdo që do ta bëjë këtë do të ndiqet penalisht”, është përgjigja e “O Sa Mirë” për Telegrafin lidhur me këtë çështje.

“Produksioni ‘O Sa Mirë’ do të dalë me plane të reja për pjesën e diasporës dhe të gjithë të interesuarit do të kontaktohen së shpejti”, kanë thënë tutje ata. /Telegrafi/

Exit mobile version