Telegrafi

Nisin thashethemet për lidhjen e DiCaprios me Bella Hadid (Foto)

Leonardo DiCaprio di mirë se si ta shijojë jetën e tij si një beqar. Protagonisti i “The Revenant” është fotografuar duke u shoqëruar me disa femra të ndryshme që nga ndarja e tij me modelen Nina Agdal.

Së fundmi, ai është fotografuar me Bella Hadid, e cila ka ndaluar pranë tavolinës së tij në “amfAR” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Lexo po ashtu Leo DiCaprio humb mendjen pas Bella Hadid dhe Rita Orës (Foto)

DiCaprio është fotografuar teksa po bënte një bisedë të ngrohtë me Hadid, e cila ishte veshur me një fustan që nxirrte në pah kurrizin e saj.

Në një moment, Hadid është fotografuar teksa vendos dorën te shpatulla e aktorit, transmeton TCH.

Kaq është dashur që mediat të spekulojnë për një ngacmim mes dyshes edhe pse deri tani mbetet në kuadrin e një thashethemi.