Site icon Telegrafi

Nisin shakatë ‘RIP Gundogan’, mesfushori thotë: Mos u shqetësoni – akoma jam gjallë (Foto)

Ilkay Gundogan ka reaguar me humor ndaj bashkëlojtarëve të Manchester Cityt, të cilët i veshën fanellat me emrin e tij përpara, para fillimit të ndeshjes ndaj Arsenalit.

Mesfushori pësoi një lëndim serioz të gjurit të mërkurën dhe pritet të mungojë deri në fund të sezonit.

Për t’u solidarizuar me të, bashkëlojtarët vendosën ta mbanin emrin e tij në fanella të dielën në Etihad Stadium.

Kjo ka bërë që në rrjetet sociale të nisin edhe shakatë ‘RIP Gundogan’, porse ai i ka pranuar me disponim të mirë.

“Faleminderit bashkëlojtarëve të mi dhe natyrisht urime për fitoren vendimtare kundër Arsenalit. P.S. Mos u shqetësoni – akoma jam gjallë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, City e fitoi me rezultat 2-1 ndeshjen kundër Arsenalit. /Telegrafi/

Exit mobile version