Kanë filluar seancat gjyqësore në shtetin turk kundër mesfushorit të Barcelonës, Arda Turanit.
Ky i fundit raportohet se nëse gjendet fajtor 12 vjetët e ardhshëm të jetës mund t’i kaloj prapa grilave të burgut.
Lojtari i huazuar te Basaksehir po ballafaqohet me katër akuza duke përfshirë ngacmim seksual, lëndime të rënda trupore, posedim ilegal të armës së zjarrit dhe tentim vrasje.
Arda ishte përfshirë në një grindje me këngëtarin e famshëm turk, Berkay Sahin në një klub nate të Stambollit tetorin e kaluar.
I gjithë sherri filloi kur lojtari thuhet se iu afrua gruas së Sahinit, Ozlem Adas dhe, sipas raporteve të medias lokale, i kishte thënë se “Jeni shumë e bukur. Nëse nuk do të ishit e martuar, nuk do t’ju lejoja të më iknit nga duart”.
Sahini u përball me Ardan dhe lojtari iu përgjigj duke ia thyer hundët, me ç’rast këngëtari përfundoi në spital.
Ndryshe, Arda është pjesë e skuadrës lidere të ligës elitare turke gjersa u huazua për dy vjet nga Barça. /Telegrafi/