Telegrafi

Nisin punimet në rrugën “Muharrem Fejza”, Rama thotë se për 40 ditë do të përfundojnë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se sot kanë filluar me planin dinamik 40 ditor të punës për rrugën “Muharrem Fejza”.

Rama ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe do të trajtohen ndriçimi publik, kubëzat në trotuar, bordurat e dëmtuara dhe do të pastrohet i gjithë rrjeti i kanalizimit fekal dhe atmosferik.

“Veç kësaj, në takimet e zhvilluara me banorët e zonës së barakave, jemi dakorduar t’i trajtojmë me koeficient ndërtimi pronat e tyre që kanë penguar zhvillimin e rrugës. Jemi dakorduar edhe me KEDS-in për ta zhvendosur trafon elektrike, çka do të na mundësojë të lirojmë hapësirën për rregullimin e rrugës”, thotë Rama. /Telegrafi/