Telegrafi

Nisin ndëshkimet në Big Brother VIP, banorët që kanë thyer rregullat dërgohen në një shtëpi të vjetër për të jetuar me kushte esenciale

Foto: Top Channel

Shtëpia e Big Brother VIP vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me polemikat e shumta që zhvillohen aty.

Mbrëmjen e së martës, katër banorët më të papërgjegjshëm brenda shtëpisë u ndëshkuan, pasi kishin thyer rregullat.

Këta banorë, përkatësisht Fifi, Ilir Shaqiri, Paloma dhe Ardit Çuni, janë dërguar në një shtëpi tjetër me kushte shumë më ekonomike, se ajo luksozja që ishin duke qëndruar deri më tani.

Foto: Top Channel

Banorët po vuajnë dënimin në këtë shtëpi e cila ka vetëm kushtet esenciale dhe i përket një stili të vjetër.

Të famshmit do të qëndrojnë aty vetëm për dy ditë dhe nëse bien në kontakt me banorët e tjerë, atëherë rrezikojnë që t’iu rritet qëndrimi aty.

Foto: Top Channel

Spektakli i radhës do të mbahet të premten, ku do të diskutohet në vazhdimësi për atë se si kanë shkuar për banorët ditët e qëndrimit për personazhet VIP. /Telegrafi/

Foto: Top Channel

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.