Shtëpia e Big Brother VIP vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me polemikat e shumta që zhvillohen aty.
Mbrëmjen e së martës, katër banorët më të papërgjegjshëm brenda shtëpisë u ndëshkuan, pasi kishin thyer rregullat.
Këta banorë, përkatësisht Fifi, Ilir Shaqiri, Paloma dhe Ardit Çuni, janë dërguar në një shtëpi tjetër me kushte shumë më ekonomike, se ajo luksozja që ishin duke qëndruar deri më tani.
Banorët po vuajnë dënimin në këtë shtëpi e cila ka vetëm kushtet esenciale dhe i përket një stili të vjetër.
Të famshmit do të qëndrojnë aty vetëm për dy ditë dhe nëse bien në kontakt me banorët e tjerë, atëherë rrezikojnë që t’iu rritet qëndrimi aty.
Spektakli i radhës do të mbahet të premten, ku do të diskutohet në vazhdimësi për atë se si kanë shkuar për banorët ditët e qëndrimit për personazhet VIP. /Telegrafi/