Është raportuar se Inter ka hapur bisedimet me Romën rreth transferimit të Kevin Strootman.
Mesfushori holandez, i cili është pjesë e skuadrës kryeqytetase që nga viti 2013 kur u transferua nga PSV Eindhoven, thuhet se është një ndër prioritetet kryesore të mesfushës së Nerazzurrëve.
Sipas Tuttomercatoweb, negociatat tashmë janë duke u zhvilluar mes dy klubeve për një marrëveshje të mundshme.
Por, klubi zikaltër heziton të paguajnë klauzolën e lirimit të 28-vjeçarit që kap shumën prej 45 milionë eurove.
Mediumi italian shkruan më tutje se Inter është i vendosur të ulin çmimin e largimit të largimit dhe të arrin një marrëveshje paraprake para përfundimit të sezonit.
Gjithashtu thuhet se edhe Abel Hernandez i Hull Cityt shihet si një përforcim i mundshëm për skuadrën e Luciano Spallettit.
Mbetet të shihet nëse do të ketë përforcime të bujshme, të cilat besohet se do të ndodhin në rast se Interi siguron paraqitjen në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/