Site icon Telegrafi

Nisi kontrollimi në Listën Zgjedhore për votim jashtë vendit, do të zgjas deri më 14 shkurt

Kontrolli në Listën Zgjedhore për votim jashtë vendit për zgjedhjet presidenciale, që në rreth të parë do të mbahen më 21 prill, nisi dje dhe do të zgjas deri 14 shkurt.

“Thirren të gjithë shtetasin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që duan ta realizojnë të drejtën e votimit, të kontrollojnë te përfaqësitë diplomatike-konsullore nga 23 shkurti deri 14 mars”, thonë nga KShZ duke shtuar se gjatë kontrollit shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të identifikohen nga një person kompetent me letërnjoftim apo leje të vozitjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kontrolli mund të kryhet nëpërmjet web-faqes së KShZ-së.

Votimi do të mbahet më 20 prill nga ora 7 deri në ora 19:00 në hapësirat e përfaqësive diplomatike./Telegrafi/

Exit mobile version