Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka nisur karrierën në moshë shumë të re.
Megjithatë, “Neë Love” mban titullin kënga e parë e realizuar në mënyrë profesionale që e solli saktësisht më 21 gusht të vitit 2015.
Në një postim të fundit të ndarë me fansat, artistja me prejardhje nga Kosova thekson se sot janë bërë gjashtë vite nga ky projekt.
“Gjashtë vite nga ‘New Love’. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe përkrahjen e vazhdueshme. E lumtur të jem në këtë rrugëtim – që po e ndaj me ju. Ju dua, faleminderit”, ka shkruar ajo.
Kënga deri më tani për kaq kto vite ka grumbulluar mbi 50 milionë klikime në platformën YouTube.
Theksojmë se në një nga intervistat e mëparshme, Dua zbuloi se këngën krejtësisht të parë e bëri në moshën katërvjeçare dedikuar të ëmës.
“Kur isha katër vjeçe e shkrova një këngë për nënën, ishte në shqip dhe si një shaka”, tha Dua. /Telegrafi/