Ecuria e procesit të reformës në drejtësi dhe problematika që e ndjek pas, ka bërë që presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani të mbledhë sot në një takim konstitucionalistët, ekspertë ligjorë dhe akademikë.
Takimi ka karakter konsultativ, dhe do të diskutohet se si të ndiqet rruga për të zbatuar paketën e reformës në drejtësi.
Lidhur me miratimin e ligjit për Vetingun, i cili pritet të miratohet nga parlamenti pas ndryshimeve kushtetuese miratuar me konsensus me 22 korrik, Nishani ka thirrur gjithashtu në një takim që do të zhvillohet nesër edhe krerët e grupeve parlamentare.
Nishani tre ditë më parë tha se ka një ngërç për zbatimin e reformës dhe për këtë arsye duhet të mblidhet tryeza e konstitucionalistëve, raporton ATA. /Telegrafi/