Telegrafi

Niset për në helikopterin presidencial, Trump e kupton që e ka “harruar” Melanian  – kthehet për ta marrë

Presidenti amerikan Donald Trump sërish ka qenë në qendër të vëmendjes, kjo për faktin se gjatë udhëtimit me helikopterin presidencial “Marine One” kishte “harruar” gruan e tij Melania Trump duke ecur i vetmuar me ombrellë në dorë.

Megjithatë kur e kuptoi se çfarë kishte bërë, u rikthye për ta marrë atë dhe të vazhdojnë së bashku udhëtimin me helikopterin më të sigurtë në botë, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shihet se si presidenti Trump ecë me qetësi në drejtim të “Marine One”, por kur e kuptoi se me të nuk ishte Zonja e Parë vendosi të kthehet që ta pret dhe shoqërojë për në helikopter.

Pamjet janë publikuar në kanalin zyrtar të “Fox 10 Phoenix”, ndërsa kjo nuk është hera e parë që kameramanët kanë arritur të filmojnë presidentin duke bërë “gabime” të ngjashme me Melania Trump. /Telegrafi/