Site icon Telegrafi

Niset aeroplani i dytë nga Turqia me furnizime mjekësore për SHBA-në

Një aeroplan i dytë ushtarak turk u ngrit nga një bazë ajrore afër Ankarasë duke transportuar më shumë ndihmë mjekësore në Shtetet e Bashkuara e cila është goditur shumë nga pandemia e coronavirusit.

Agjencia shtetërore Anadolu tha të enjten se aeroplani i ngarkesave po bart një grup të dytë të pajisjeve mbrojtëse, duke përfshirë maska, kostume dhe dezinfektues, si pjesë e ndihmës turke për Shtetet e Bashkuara ndërsa përballet me shpërthimin e COVID-19, transmeton Telegrafi.

Turqia dërgoi gjithashtu një aeroplan me pajisje mjekësore të martën.

Pajisjet e përgatitura nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë, u ngarkuan në aeroplani ushtarak për transport të tipit C-130 në aeroportin ushtarak Etimesgut në Ankara.

Mbi kutitë e ndihmës së dërguar krahas stemës së presidencës ndodhen edhe mbishkrime në gjuhën turke dhe angleze me fjalë nga poeti mistik dhe dijetari Mevlana, i njohur edhe si Rumi: “Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”. /Telegrafi/

Exit mobile version