Kombëtarja e Shqipërisë nga dita e sotme do të grumbullohet për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen ndaj Austrisë dhe Luksemburgut.
Trajneri italian i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka shpërndarë ftesat tek lojtarët dhe disa prej tyre tanimë kanë marrë rrugë për në vendlindje.
Ka qenë portieri i Kombëtares shqiptare dhe i Lazios, Etrit Berisha që ka postuar një foto në rrjetin social ‘Instagram’.
Berisha shihet së bashku me Arlind Ajetin, ndërsa ka shkruar shkurtimisht: “Vendlindja thërret”, ishte shkrimi sipër fotos nga Etriti.
Shqipëria do të përballet me Austrinë më 26 mars në Vjenë, ndërsa tri ditë më vonë do të jetë mysafire e Luksemburgut. /Telegrafi/
A photo posted by EtritBerishaofficial (@etritberishaofficial) on