Site icon Telegrafi

Nisen dy avionë nga Greqia për të shuar zjarrin në Malin e Çikës në Vlorë

Dy avionë zjarrfikës nga Greqia janë tashmë rrugës për në Shqipëri për të shuar zjarret në malin e Çikës në rajonin e Vlorës.

Sipas një njoftimi të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, mbështetja vjen pas kërkesës për ndihmë nga Shqipëria nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

“Gjithmonë aty në kohë nevoje!”, ka shkruar zyra e BE-së në Facebook.

Zjarri malin e Çikës ka rënë para disa ditësh. Banorët raportojnë se flakët janë duke përparuar drejt fshatit Dhërmi. Sipas prefektit Flamur Mamaj, nuk ka rrezik për banorët, pasi vatra e zjarrit është shumë larg.

Deri tani raportohen vetëm djegie të barit dhe shkurreve. Presidenti Meta bëri thirrje që shteti të ndërpresë pagesat fiktive për inceneratorët dhe të shtojë fondin për mbrojtjen nga zjarret. /Telegrafi/

Exit mobile version