Site icon Telegrafi

Nisani prezanton veturat e së ardhmes

Kompania për prodhimin e veturave Nisan, ka prezantuar modelet sportive të së ardhmes, duke bërë me dije se nuk do të mbetet prapa konkurrentëve si Ferrari, Mercedesi dhe BMW-ja.

Konceptet IDx Freeflow dhe IDx Nismo janë modele të njëjta me gjeneratën Nissan Z dhe 370 Z, të cilat u treguan shumë të suksesshme në tregun botëror.

Zëvendëspresidenti i Nisanit, Shiro Nakamura, në një intervistë për Motor Authority ka thënë se kompania dëshiron të zgjerojë linjën e modeleve Z, por ka vend vetëm për dy koncepte të cilat veçse janë prezantuar javë më parë në panairin e veturave Paris Auto Show.

“Ne do të vazhdojmë prodhimin e veturave sportive… kjo është zemra e Nissanit”, ka thënë Nakamura. “Por nuk është e lehtë ndërsa koncepti GT-R, më e shpejta në linjën tonë duhet të qëndrojë në të njëjtin vend dhe nuk do të ketë ndryshime në këtë gjeneratë”.

Modeli GT-R është njëra nga dy veturat sportive të së ardhmes kurse Nakamura ka siguruar adhuruesit e shpejtësisë se do të ketë edhe vetura tjera siç është Juke Nismo RS.

Exit mobile version