Telegrafi

Nis zbatimi i vendimit të Qeverisë, automjeteve u vendosen targat e përkohshme RKS

Nga sot me vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës, të gjitha automjetet me targa të Serbisë nuk mund të hyjnë në territorin e Kosovës.

Për të hyrë në Kosovë, automjetet duhet të pajisjen paraprakisht me tagra të përkohshme të cilat mund t’i marrin në të gjitha pikat kufitare.

Lexo po ashtu Nga sot ndalohet hyrja me targa të Serbisë në Kosovë, ky është vendimi i marrë nga Qeveria

Sipas vendimit të Qeverisë, vlefshmëria e këtyre targave është 60 ditë.

Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar fotografi nga pika kufitare te Dheu i Bardhë, ku shihet se një kamioni i janë vendosur targat e përkohshme RKS. /Telegrafi/