Nga sot me vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës, të gjitha automjetet me targa të Serbisë nuk mund të hyjnë në territorin e Kosovës.
Për të hyrë në Kosovë, automjetet duhet të pajisjen paraprakisht me tagra të përkohshme të cilat mund t’i marrin në të gjitha pikat kufitare.
Sipas vendimit të Qeverisë, vlefshmëria e këtyre targave është 60 ditë.
Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar fotografi nga pika kufitare te Dheu i Bardhë, ku shihet se një kamioni i janë vendosur targat e përkohshme RKS. /Telegrafi/