Viti i ri akademik 2018-2019 për studentët e Universitetit të Prishtinës fillon sot, më 01 tetor 2018.
Me këtë rast Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” me fillim nga ora 10:00 ka organizuar Ditën e Orientimit për Studentët e Rinj.
Ky organizim mbahet për herë të parë dhe synon t’i njoftojë studentët me kushtet e studimeve në këtë universitet.
Mirëpo, as kjo ditë nuk do të kalojë pa shprehjen e pakënaqësive ndaj gjendjes së arsimit në Kosovë, e veçmas të atij universitar.
Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot me fillim nga ora 13:00, organizon marsh për të shprehur pakënaqësi për gjendjen në arsim.