Site icon Telegrafi

Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, transmeton Telegrafi.

Gjithsej do të testohen 275 pjesëtarë  të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës.

“Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës. Testimet po kryhen në tërë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, Dr. Lindita Kajtazi, kanë parë nga afër punën që po bëhet nga stafi mjekësor për të kryer ekzaminimet e këtyre pjesëtarëve të Policisë”, bëhet e ditur në njoftim.

ShSKUK, më herët ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, për të ofruar kontrolle sistematike të policëve të Kosovës dhe po ashtu, kontrolle për rekrutët rinj të Policisë së Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version