Ka nisur takimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me deputetët e zgjedhur të kësaj partie.
Pak minuta para orës 14:00 kur edhe ishte planifikuar të fillojë takimi, deputetët e zgjedhur janë parë duke hyrë në selinë e partisë.
Avdullah Hoti, Agim Veliu, Valentina Bunjaku, Arben Gashi, Driton Selmanaj, Rrezarta Krasniqi janë disa nga deputetët që janë parë duke hyrë në seli të LDK-së.
Gjatë këtij takimi është paraparë që të diskutohet për konstituimin e institucioneve të vendit./Telegrafi/