Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë nisur një në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
Mësohet se ata po diskutojnë propozimet e PD-së për zëvendëskryeministrin dhe gjashtë ministrat teknikë, si edhe kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që kalojnë nesër për miratim në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit.
Por, më parë, ato do të miratohen nga Kryeministri, siç edhe ka njoftuar Rama pas marrëveshjes me Bashën.