Telegrafi

Nis takimi i Osmanit me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană.

Një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s, i udhëhequr nga Geoană, ka ardhur për vizitë në Kosovë dhe do të qëndrojë deri më 7 korrik.

“Të enjten e 7 korrikut, një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s do ta vizitojë Kosovën. Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana, do të jetë udhëheqës i delegacionit”, ka njoftuar zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Zyrtarët e NATO-s pritet të takohen edhe me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneral brigade Joachim Hoppe.

Në njoftimin për media thuhet zyrtarët e NATO-s po ashtu do të kenë një takim me shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut. /Telegrafi/