Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tashmë ka arritur në objektin e Presidencës së Kosovës, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.
Takimi mes tyre ka filluar dhe pas përfundimit të tij do të ketë konferencë për shtyp.
Von der Leyen ka mbërritur në Prishtinë nga Maqedonia e Veriut pas takimeve që ka zhvilluar atje në kuadër te turneut të vizitave në Ballkanin Perëndimor.
Presidentja e Komisionit Evropian do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas Kosovës, ajo do të vizitojë edhe Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. /Telegrafi/