Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Pas takimit, Stoltenberg dhe Osmani do të mbajnë një konferencë për media, transmeton Telegrafi.
Para arritjes në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i shqetësuar për ndikimin rus në rajon dhe retorikën e ndarjes.
“Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon. Jemi të shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe nga ndikimi i jashtëm, veçanërisht nga Rusia. Në vend të kërcënimeve për të rrezikuar stabilitetin dhe për të minuar reformat, të gjithë liderët duhet të punojnë për unitet dhe përparim. Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në këtë rajon. Ju e dini se jemi të angazhuar për vite me radhë sepse shteti juaj ka rëndësi për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj po thellojmë bashkëpunimin tonë, dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik”, tha Stoltenberg gjatë vizitës në Bosnjë.
Sekretari i NATO-s, pasdite do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin e Kosovës. /Telegrafi/