Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur sot në orën 16:00 takimi për reformën në drejtësi, në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Takimi për të gjetur zgjidhjen për miratimin e reformës, po zhvillohet mes kryeparlamentarit Ilir Meta, kreut të qeverisë Edi Rama dhe kreut opozitar Lulzim Basha.
Ambasadorët Lu dhe Vlahutin, nuk kanë marrë pjesë në takim, pasi kushti i tyre i vetëm ishte diskutimi për propozimin hibrid lidhur me reformën në drejtësi.
I pari që ka mbërritur në takim ka qenë kreu i Kuvendit Ilir Meta, i shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili dhe nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Pas tij ka mbërritur kryeministri Rama, i shoqëruar në këtë takim nga Fatmir Xhafaj dhe dy minuta më pas, kreu demokrat Lulzim Basha, i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi./noa.al/