Site icon Telegrafi

Përfundon takimi Kurti – O’Brien

E plotësuar: Ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Ndihmëssekretarit Amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Takimi u mbajt për dy orë e gjysmë në ndërtesën e Qeverisë.

Takimi me Kurtin erdhi një ditë pasi O’Brien pati takime në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

***

Nis takimi mes Kurtit dhe O’Brien

Ka filluar takimi mes kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien në Qeverinë e Kosovës.

O’Brien ka ardhur i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Po ashtu, së bashku me të në këtë vizitë do të jetë edhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Angelina Eichhorsta.

Ndryshe, O’Brien, në një intervistë për transmetuesin publik serb kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë të respektohen.

Ai tha se sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është e rëndësishme që të respektohen marrëveshjet. Në këtë drejtim, ai tha se duhet që në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës të kalojë një draft-statut për Asociacionin. /Telegrafi/

Exit mobile version