Në ambientet e Kuvendit të Kosovës tashmë kanë arritur lideri i LVV-së, Albin Kurti i shoqëruar nga Besnik Bislim e po ashtu edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar si zakonisht nga nënkryetarët Vjosa Osmani, Agim Veliu e Lutfi Haziri.
Takimi i tashmë ka filluar dhe sot pritet të dihet vendimi përfundimtarë se a do të ketë apo jo marrëveshje në mes këtyre dy subjekteve.
Para fillimit të këtij takimi, Mustafa deklaroi se “po mundohemi të kemi marrëveshje”.
Ndërkaq lideri i LVV-së, Kurti theksoi se “jemi duke shkuar për marrëveshje, por kjo nuk varet vetëm nga unë”. /Telegrafi/