Telegrafi

Nis takimi Kurti-Ahmeti, prezent edhe ministri Vitia

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka vizituar Komunën e Prishtinës, ku është pritur nga kryetari Shpend Ahmeti.

Takimi Kurti-Ahmeti tashmë ka filluar, dhe në të prezent është edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Pas takimit pritet të ketë deklaratë për media. Kujtojmë se në të kaluarën Ahmeti dhe Kurti kanë qenë bashkëpartiakë, derisa Ahmeti u largua nga LVV-ja. /Telegrafi/