Ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti, komandantit të KFOR-it, Michele Risi dhe kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ky takim vjen disa ditë pas takimit në Prishtinë ndërmjet Hotit dhe Ramosajt lidhur me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, por që një gjë e tillë po kundërshtohet nga Manastiri i Deçanit.
Pas kësaj vizite në këtë komunë, kryeministri Hoti do të qëndrojë edhe në Manastirin e Deçanit.