Site icon Telegrafi

Nis takimi Hoti-Varheyli

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, OIiver Varheyli ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës ku është pritur nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Takimi në mes Hotit dhe Varheyli i cili ka filluar po mbahet me dyer të mbyllura.

Ndërkaq sipas agjendës është bërë e ditur se pas takimit do të kenë një konferencë të përbashkët për media.

Komisioneri i BE-së pas ekzekutivit, do të shkojë edhe në Kuvendin e Kosovës ku pritet të mbajë një fjalim.

Ndryshe ditë më parë Komisioni Evropian ka publikuar Raportin vjetor për Kosovën. /Telegrafi/

Exit mobile version