Ka nisur takimi i gjashtë me radhë i grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së.
Takimi është duke u zhvilluar në selinë kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.
Siç është paralajmëruar, në takim do të diskutohet për politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.
Pas përfundimit të takimit pritet të ketë edhe deklaratë për media./Telegrafi/