Telegrafi

Nis spektakli i Big Brother VIP Kosova 2 – banorët me veshje tradicionale këndojnë ‘Himnin e Flamurit’

Foto: Screenshot/YouTube

Ka nisur spektakli i së hënës në Big Brother VIP Kosova 2 me një atmosferë krejtësisht tjetër.

Me rastin e Ditës së Flamurit, konkurrentët janë shfaqur me veshje kombëtare shqiptare.

Veç kësaj, ata që në hyrje nisën të këndojnë njëzëri ‘Himnin e Flamurit’.

Të njëjtit u duartrokitën krejt në fund dhe gjithashtu morën komplimente të shumta rreth veshjes.

Lexo po ashtu ''Mblidhe bërllogun dhe dil jashtë me të'' - replika të forta mes Kader dhe Lindës në Big Brother

Edhe në këtë Prime pritet të ketë situata të ndryshme e të diskutohen ngjarjet që banorët kanë krijuar gjatë këtyre ditëve.

Foto: Screenshot/YouTube

Do të diskutohet veçanërisht debati i ashpër i Gani Gërmisë me Lumbardh Salihun dhe se nga nisi kjo.

Mes tjerash, në këtë mbrëmje do të zgjidhet edhe i preferuari i publikut e më pak të votuarit. /Telegrafi/