Telegrafi

Nis sot konsultimi publik për amnistinë fiskale në Shqipëri

Qeveria shqiptare do të kërkojë mendimin e bizneseve për amnistinë fiskale.

Një grup shoqatash janë thirrur për bashkëbisedim ditën e sotme nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Konsultimi kërkohet në momentin kur Bashkimi Evropian, Dhoma Amerikane dhe ajo Gjermane, kanë kundërshtuar projektligjin në formën aktuale, pasi krijon hapësira për pastrim parash.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, BE-ja nënvizon se ky draft paraqet shqetësime serioze dhe do të dobësojë kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave.

Lexo po ashtu Amnistia fiskale në Shqipëri, Dhoma Amerikane e Tregtisë rekomandon tërheqjen e kësaj nisme: Rreziqet tejkalojnë ndjeshëm përfitimet

Ndër të tjera, theksohet se kjo do të ndihmonte shumë pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore.

Sipas projektit, paratë e fituara me evazion fiskal, kontrabandë apo mashtrim fiskal, mund të deklarohen kundrejt një takse që shkon 5 deri në 10 për qind të shumës. Subjektet përfituese mund të deklarojnë deri në 2 milionë euro. /Telegrafi/