Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Këshilli Britanik organizojnë sot ngjarjen e inicimit të Rrethit të II-të të projektit “Skema e BE-së për profesionistët e Rinj të Ballkanit Perëndimor”.
Sipas njoftimit për media, objektiva kryesore e projekti është ndërtimi i kapaciteteve profesionale dhe përgatitja e gjeneratës së re të administratorëve publikë dhe politikbërësve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët do të jenë përgjegjës për procesin e hyrjes dhe për bashkëpunim rajonal.