Ka nisur seanca e dytë e Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri Avdullah Hoti do ta raportojë para deputetëve lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Hoti brenda pak ditësh pritet të niset drejt SHBA-së, ku do ta përfaqësojë Kosovën në dialog me Serbinë.
Ndryshe, me ftesën e të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, pala kosovare dhe ajo serbe do të zhvillojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë në Washington më 27 qershor 2020. /Telegrafi/