Telegrafi

Nis rregullimi i rrugës “Mbreti Bardhyl” në Mitrovicë

Rruga “Mbreti Bardhyl” afër shkollës Model në Mitrovicë, po merr pamje krejtësisht tjetër pas punimeve të cilat janë duke u zhvilluar në rregullimin e asaj pjese.

“Kjo rrugë e cila për pak ditë edhe do të asfaltohet, ka gjatësi prej 100 metrash, dhe përveç asfaltimit është rregulluar edhe pjesa e trotuarit, hapësira gjelbëruese dhe ndriçimi publik. Po ashtu në këtë projekt është i përfshirë edhe rregullimi i parkimit për vetura të banorëve që banojnë në atë lagje, si dhe këndin e lojërave për fëmijë”, thuhet në njoftimin për media.

Vlen të theksohet se kjo rrugë ka qenë shumë e dëmtuar dhe e mbuluar me mbeturina, dhe përveç pamjes së mirë që ka marrë, do të sjell lehtësira në komunikacion pasi që kjo rrugë lidhet direkt me lagjen Bair, dhe do të ndihmoj që banorët e lagjes të lëvizin lirshëm dhe sigurt. /Telegrafi/